Një 33-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hidden”.

Ky shtetas kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç.

33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.