TIRANË- Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë shprehur shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në deklaratë, të dy ministrat shprehen se fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është duke krijuar jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por edhe duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës.
Më tej, Kryediplomatët Cakaj dhe Haradinaj-Stublla ju bënë thirrje institucioneve përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Komitetit Këshillues të Konventës në Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Minoritetet Kombëtare, për ta përcjellë këtë proces me vëmendje të shtuar dhe për të vepruar për parandalimin e këtij procesi me pasoja afatgjata politike, shoqërore dhe institucionale, ndaj të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi
“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë mbesin të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se kjo para së gjithash nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të standardeve demokratike.”- përfunduan deklaratën e përbashkët ministrat Cakaj dhe Haradinaj-Stublla.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor 2024, 17:19
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor 2024, 16:02
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor 2024, 21:37
-
Balla takim me deputetin Shaip Kamberi në parlamentin serb: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen
12 Nëntor 2024, 16:22
-
Presidenti Begaj pret Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Serbi: Mbështetje çështjes së shqiptarëve në Preshevë! Hapja e Konsullatës në Bujanoc, hap i rëndësishëm
12 Nëntor 2024, 13:26
-
Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim
19 Tetor 2024, 12:39
-
Basha në Beograd: Shërbimi ushtarak i shqiptarëve të Preshevës të mos jetë i detyrueshëm! Serbia të sigurojë të drejtat e tyre
11 Tetor 2024, 13:49
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë kundër diskriminimit nga Serbia
23 Shtator 2024, 22:47
-
Grafite antishqiptare në Bujanovc, Kamberi letër ambasadave në Serbi: Po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
27 Gusht 2024, 11:35
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës dalin në protestë kundër qeverisë serbe: Duam libra shqip!
12 Gusht 2024, 13:26
-
Autoritetet serbe presion shqiptarëve para protestës në Bujanovc, Shaip Kamberi: Përpjekje për të heshtur zërin tonë
9 Gusht 2024, 19:25
-
Lihen punimet për shkollën e financuar nga bashkia Tiranë, ish-kreu i Komunës Preshevë: Shqiptarë brenda Luginës bashkëpunojnë me Vuçiç
3 Maj 2024, 13:09