TIRANE, 17 Mars/ATSH/- Fondi Shqiptar i Zhvillimit zhvilloi të martën një takim konsultativ në Tirane mbi kornizën strategjike "Zhvillimi social-ekonomik i zonës Gjakovë - Has - Tropojë'', i cili përfaqëson një iniciativë pilot për zhvillimin e përbashkët të komuniteteve vendore kufitare Shqipëri-Kosovë.
Në takim morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Komunës Gjakovë, Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH, Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal në FSHZH dhe përfaqësues të tjerë të përfshirë në proçesin e përgatitjes së këtij dokumenti.
Ne takim u theksua se zhvillimi ndërkufitar do të rriste qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, tregtinë, kryesisht import produktesh ushqimore, bagëti, karburant etj, punësimin në zonat kufitare, kryesisht në ndërtim, bujqësi, tregëti etj, aktivitetet e përbashkëta ekonomike, sociale, sportive etj./a.gjonaj/ /a.ke/