Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës nisi sot aksioni humanitar me moton "Dhuroni gjak - shpëtoni jetë", ku fillimisht pati mbi 40 dhurues pjesëtarë të ministrisë.

Menaxheri i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Fadil Mahmuti, tha se "pjesëtarët e FSK-së janë dhuruesit më të rregullt të gjakut dhe se çdo herë i janë përgjigjur me vullnet këtij aksioni".

Koloneli Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim në ministri, dhurues i rregullt i gjakut, u shpreh se "FSK-ja ka një traditë të organizimit të aksioneve humanitare për dhurimin e gjakut edhe para themelimit".
Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut do të vazhdojë nesër në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, e pastaj dhe në kazermat e tjera kosovare, deri në 14 gusht./ATSH/