1763907480_hotelintercontinentalgjeneve.JPG

Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës kanë hartuar në Gjenevë një draft të ri të planit të paqes me 19 pika, por pa përfshirë pikat më të diskutueshme, për të cilat do të duhet të vendosin presidentët e dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur për Financial Times zëvendësministri i parë i Jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, i cili ishte pjesë e delegacionit. Takimi në Zvicër ka qenë “intensiv” por “produktiv” dhe ka sjellë një rishikim të plotë të dokumentit, për të cilin të dy palët janë “pozitive”. Pas orësh negociatash të vështira që rrezikuan të dështojnë që para se të nisnin, ekipet amerikane dhe ukrainase arritën marrëveshje për disa çështje, por “lanë pezull” pikat më të kontestuara, përfshirë çështjet territoriale dhe marrëdhëniet mes NATO-s, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për këto të fundit do të duhet të vendosin presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.


Lajmi kryesor:

SHBA-Ukrainë hartuan plan të ri me 19 pika në Gjenevë! Shtëpia e Bardhë: Garantimi i sovranitetit të Kievit do të jetë thelbësor