Ftesa e pazakontë e Ramës për demokratët në Londër: Kush shan më shumë aeroportin e Kukësit do marrë biletë falas të vij të votojë PD (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë një pasqyrë të punës sa i përket porteve në vendin tonë. Ai u ndal edhe në aeroportin e Kukësit, ku ka bërë një thirrje të pazakontë.

"Ne do të fillojmë procesin për spostimin duke hedhur në një garë ndërkombëtare portin e ri të Durrësit, i cili do të \zhvillohet në anën tjetër, ku është plani për zonën e lirë ekonomike që jemi optimist që më së fundmi do të funksionojë. Po kështu do të bëjmë edhe me Vlorën, porti ekzistues është një  infrastrukturë arkeologjike, dhe vizioni i zhvillimit të mëtejshëm të vijë bregdetare përfshin edhe nj port turistik që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën, sikundër dhe me Durrësin dhe edhe për Vlorën jemi gato për një proces ku do mund të sistemojmë me standarte bashkëkohore në anën tjetër. Në pak javë do mund të fillojmë që të japim autorizimet për fillimin e portit të tretë, që do jetë i pari që do fillojë në Sarandë. Kemi marrë një propozim fantastik dhe që ndryshon paradigmën e Sarandës. vendi do të hyjë shpejt në një hartë që do jetë harta e turizmit të detit, në aspektin ekonomik. Aeroporti i Kukësit operacional në pranverë, do përzgjidhet ato që kanë sharë dhe kanë përqeshur aeroportin e Kukësit, i ftojë të shajnë sa më intensivisht dhe të tallen. Kush do shajë më shumë do presin biletë. Ky është një objektiv që shpresoj ta realizoj", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shqipëria me 4 aeroporte, Kukësi gati në pranverë! Po të bëhen zgjedhjet të dielën ne dalim më mirë, ata më keq se në 2017!


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë