TIRANE – Kryeministri i vendit Sali Berisha i është përgjigjur me të njëjtën monedhë batutave që lideri i pozitës bëri dje gjatë emisionit Opinion me gazetarin Blendi Fevizu. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të zhvilluar sot nga ambientet e Kryeministrisë, duke ironizuar ftesën e Ramës për debat publik me të, Berisha tha: Nuk e mora vesh, më ftoi mua apo Laura Vorpsin në debat mbrëmë. Le ta diskutojmë”
Rama u pyet mbrëmë gjatë intervistës televizive nëse do të ishte i gatshëm të debatone Live me Berishë. Lideri i opozitës ritheksoi se ishte pro këtij debati. “Me Sali Berishën, e kam thënë dhe e them kudo e kur të dojë bëj debat me të. Estradën e fshatit e ka vënë Berisha, ju keni për detyrë vetëm ta pasqyroni atë”, tha kryesocialisti Rama.
Në një bashkëbisedim me gazetarët të dielën e 24 shkurtit Rama u shpreh i gatshëm për një debat publik me kryeministrin Berisha madje shtoi se një debat i tillë duhej të ishte bërë më parë.
“Duhet ta kishim bërë më parë dhe duhet ta kemi. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm, jam shumë i bindur që duhet ta kishim bërë një debat për tre ligjet, për humbjen e statusit në 2011. Jam i bindur se kryeministri ka të drejtë të mos bëjë këtë debat. Do të jetë një debat shumë i vështirë për të. Nuk ka problem se ku do bëhet debati.”- deklaroi Rama atë ditë.
JA CFARE THA DJE LIDERI I OPOZITES PER ZEDHENESEN E PD-SE LAURA VORPSI
Keni patur akuza nga PD për firmosjen e lejes së ndërtimit për pallatin e bashkëshortes suaj..?
"Dua të bëj një parantezë. Në aeroportin e Milanos një djalë më përshëndet dhe e përshëndet. E përshëndes edhe të fejuarën e tij apo bashkëjetuesen e tij, që është kjo, Laura. Dhe ajo vajza më bëri një sërë komplimentash. Nuk ka burrë më fisnik se sa ju, por ju nuk jeni për atë vend.
Po tregoj një histori e jetuar, hist rrugës duke u kthyer në shqipëri bashkë me Lindën. Kemi qenë në një avion me Laurën e të shoqin kemi dëgjuar komplimenta për mua e Lindën aq sa mu duk një gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze, sa e vetmja gjë që munda të bëj ishte t’ja ktheja me të njëjtën mënyrë, pa dashur ta lëndoj me këtë lëndim që i bëhet asaj apo ajo ja bën vetes. Kjo ëhstë historia e dhimbshme e shkatërrimit në thelb, në moral e njerëzve".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com