TIRANË- Ish- presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama për ftesën e tij kundrejt presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha për negociatat.

Teksa e etiketon si "gangster", Nishani e cilëson si fyese dhe tallje me shqiptarët, duke thënë se një gjë e tillë është e panevojshme pasi i mjafton që të zbatojë 15 detyrta për Ingetrimin që BE ia ka vënë në tavolinë.

"Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” për integrimin !!!!! Pasi asgjësoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,

Pasi asgjësoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë, pasi asgjësoi ekuilibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare, pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar, pasi asgjësoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë, pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta, pasi korruptoi dhe asgjësoi median e lirë, pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite), pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish , pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,

Kërkon “tryezë gjithëpërfshirëse” !!!!!!! Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterit ja kanë vënë mbi tryezë. Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë ! Kjo është Shqipëria Sot ! Ky vend evropian në Ditën e Evropës", shkruan Nishani.

Postimi i plotë i ish- presidentit Bujar Nishani