TIRANE- Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurivizion të këtij viti e që do të mbahet në Vjenë të Austrisë, me performancën e saj do të prezantohet në Londër të Anglisë.

Organizatorët e London Eurovision Party 2015 këngëtaren Elhaida Dani e kanë përshkruar si një këngëtare mjaftë të talentuar.  Vetë organizatorët e kësaj ngjarjeje kanë bërë të ditur se ndihen të lumtur që artistja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani do të performojë në London Eurovision Party 2015.

“Fituesja e The Voice of Italy”, do të performojë këngën “I’m alive”, më 26 prill në Cafe de Paris”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të London Eurovision Party 2015.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)