27 emra zgjodhi Sylvinho për në Euro 2024, me një prej tyre që do mbetet jashtë listës finale për në Gjermani. Trajneri që së fundmi mori edhe pasaportën shqiptare si banor i Lushnjës ka "ngelur në klasë" Superligën.
Elita e futbollit në Shqipëri edhe këtë herë nuk ka mundur të përfaqësohet qoftë edhe me një emër të vetëm. Nëse shpresat ishin se Alen Sherri mund të ishte pjesë e kuqezinjve, Sylvinho ka treguar se nuk i beson cilësisë në futbollin vendas.
Fakti që Sylvinho ndoqi disa sfida të futbollit vendas në stadium dhe nuk afroi asnjë futbollist, tregon punën e klubeve shqiptare dhe elementëve të talentuar që nuk preferohen për në Kombëtare.

Që jashtë kufijve të vendit puna me talentet është më serioze dhe emrat e grumbulluar në Kombëtare janë pjesë e klubeve në zë të Evropës, tregon edhe njëherë sesa pas është futbolli shqiptar, me shqiptaro-brazilianin e stolit që nuk ka preferuar asnjë element nga futbolli vendor.
Komente

