Fuga: Gënjeshtrat e mjera fshehur si statistika!

Fuga: Gënjeshtrat e mjera fshehur si statistika!

Manipuluesit e statistikave nuk duan t'a lexojnë shifrën që as 20 përqind e votuesve shkuan në votime!

Naivisht japin argumente që kushdo që do t'i quante si të vërteta do të meritonte të mbetej për vjeshtë.

Argumenti i parë manipulues, ne që votuam 15 ose 20 përqind për qeverinë bëmë zgjedhjen tonë, ata që nuk erdhën për votime, nja 80 përqind të mira, bënë zjedhjen e tyre, pra jek e jek jemi!!!

Po, secili bëri zgjedhjen e tij. Mirëpo tani pushteti lokal mbështetet në një pakicë minimale votuesish, edhe qeveria, kurse demokracia është qeverisja e shumicës, tjetër kriter nuk ka.

Cfarë të bëjmë?

Ose nuk jemi në qeverisje demokratike. 
Ose demokracia mund të menaxhohet nga pakica. 
Ose na duhet t'i japim zgjidhje problemit.

Argumenti i dytë manipulues, e mo mos numuroni edhe emigrantët, ata janë të rregjistruar, por dihet që ndodhen jashtë Shqipërisë!!!

Po, ka emigrantë të rregjistruar që nuk ndodhin në Shqipëri. Por, kush ju tha se po të ishin këtu, ata do të vinin të votonin?

Si ta gjejmë këtë?

Do të rregjistroheshin të gjithë të ikurit, pra do të shtohej edhe sasia e votuesve potencialë.

Nga e nxorrët këtë o statisticienë budallenj që do të rritej vetëm përqindja e votuesve?

Më e pakta edhe aty do të ishte e supozuar e njejta ndarje 8 me 2 nëse do të supozohej që elektorati është probabilisht homogjen. Do të shtohej shifra e votuesve por do të shtohej edhe shifra e të rregjistruarve në listat elektorale. Rezultati në përqindje do të mbetej i pandryshuar.

Aq më tepër që meqë ikin njerëzit e pakënaqur, ka pak shanse që emigrantët e ikur nga sytë këmbët kohët e fundit.

Por edhe po të shtohej nulri i votuesve, sa do të shtoheshin. Ja po ju jap 300 mijë të ikur të rregjistruar si votues. Po të mbahej si kriter një raport 8 me 2, del se do të shtoheshin edhe nja 60 mije votues. Ja shtojini edhe këta. Nuk ndryshon gjë.

Argumenti i tretë manipulues, qeveria paska marrë po të njejtin numur votuesish si më parë!!!

Po sigurisht, kur shkon te kufiri minimal i votuesve nuk mund të zbresësh më poshtë sesa aq. Eshta pakica që sundon, ajo nuk mund të votojë kundër vetes.

Problemi në këto zgjedhje është që 85 përqind e zgjedhësve nuk erdhën në votime sikurse bëri thirrje opozita.

Kjo është matja.

Jo sa vota ke marrë ti, por sa zgjedhës janë njehsuar me qendrimin e opozitës, pra sa ka marrë kundërshtari yt!

A dëgjuan të gjithë opozitën për të mos ardhur në zgjedhje? 
Sigurisht që jo.

Por sigurisht që nuk dëgjuan qeverinë për të ardhur në votime amà.

Dhe sigurisht që me ndërgjegje pranuan që të njehsoheshin me qendrimin e opozitës.

Ja pra përse rezultati është fiks 8 me 2 ose më keq dhe aspak ndryshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Al ta: 02/07/2019 19:01

    O fuga kush i la mendet qe i gjete ti?te djeg Ty se nuk ta dga Ty akademine e leshrave edi dhe flet si presidenti sot qe po' e shef lakun ti ngushtohet

    Përgjigju
  • statisticien: 02/07/2019 18:51

    O profesor, mos u merr kot me numra; vetem per llafe je ti... Aleanca per Liri Drejtesi dhe Mireqenie mori 560 mije vota ne vitin 2005, nderkohe qe ne lista ishin 2.85 milione zgjedhes. Pra mori votat e vetem 19.7% te zgjedhesve ne lista. Ajo aleance formoi qeverne me Berishen ne Krye dhe qeverisi per 4 vjet. Sipas kesaj teorise tende statistikore, nuk duhej te qeveriste, sepse kishte marre vetem 19.7% te votave te shqiptareve... Hajde profesor, hajde!!!

    Përgjigju
  • Lord: 02/07/2019 18:38

    ahhahahah sa qesharak dhe akademik ky i merr njerzit per budallenj! Ne zgjedhje ka votu gjysma e njerzve qe votojn ne Shqipni,te tjerat jane llogje kavaje me i hedh hi syve te njerzve,tju vij turp.

    Përgjigju
  • Mondi: 02/07/2019 18:27

    Zfuga po te doje te testohesh hyje ne zgjedhje. Ti thua qe di not por nuk futesh ne uje se ke frike se mbytesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë