TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Golemi  kanë kaluar natën në ambjentet e izolimit të sigurisë së lartë në katin e parë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa ditën e nesërme në orën 11:00 pritet të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Fullanin. Guvernatori dhe inspektorja e BSH janë vendosur në qeli veç e veç, dhe veç takimit që Fullani pati rreth 3 orë pas arrestimit me avoatin e tij Maks Haxhia, nuk ka patur të tjera takime, qoftë edhe me oficerë të policisë gjyqësore të antikrimit financiar të Policisë së Tiranës apo me prokurorë.  Djali i tij, Eriku i ka çuar sot rroba. Lejohen takimet me avokatin, drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi, inspekton masat në mesnatë.  

Dy të arrestuarit e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Ardian Fullani dhe inspektorja e Pergjithshme e Bankës, Elivar Golemi, janë vendosur në dhomat e sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pas arrestimit të tyre, në orën 19:45 minuta, Fullani dhe Golemi janë vendosur të ndarë, secili në qeli të veçanta, duke i lënë vetëm. Burime nga uniformat blu, kanë bërë të ditur se, dy të arrestuarit nuk kanë bërë kërkesa të veçanta pasi janë shoqëruar dhe janë dërguar në qelitë e paraburgimit. Mësohet se, guvernatori Fullani ka pasur disa shqetësime dhe probleme me tensionin.

Duket se, arrestimi për të ka qenë i papritur duke i sjellë edhe këto shqetësime. Ndërkaq e arrestuara, Elivar Golemi nuk ka bërë ndonjë kërkesë në drejtim të efektivëve të policisë së kryeqytetit të cilët janë vënë në ruajtje të dy të ndaluarve. Ndërkaq lëvizjet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë qenë të shumta për shkak dhe të rëndësisë së personave të arrestuar, si dhe ndjeshmërisë së çështjes dhe impaktit që ka shkaktuar në publik.



Në orët e mesnatës, duke u gdhirë dita e sotme në ambientet e policisë së kryeqytetit, ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, Didi është interesuar në lidhje me procedurat që ka ndjekur policia gjatë arrestimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu ai ka kërkuar të dhëna në lidhje me kushtet e sigurimit të të arrestuarve dhe ruajtjes së tyre. Mësohet se, qelitë e Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit, veç ruajtjes 24 në 24 orës me efektivë policie, janë të mbikqyrura edhe me kamera me qark të mbyllur. Nga të dhënat e siguruara nga burime të uniformave blu, Fullani dhe Golemi ndodhen të veçuar nga të arrestuarit e tjerë të cilët ndodhen të arrestuar të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me këtë çështje.



Ndërsa kjo është situata brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, përballë saj, familjarët dhe të afërmit e të ndaluarve kishin mbushur trotuaret. Ata nuk kanë veprime dhe i vetmi i cili ka shkuar në sportin e drejtorisë ka qenë avokati Maks Haxhia i cili ka kërkuar takim me klientin e tij, por që nuk i është lejuar me arsyetimin se, nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes. 
 
arrestimi fullanit me logo
(Foto ekskluzive A1 Report: Momenti i arrestimit te Guvernatorit Fullani ne zyren e tij)

Eriku i 500-euroshit, i con  Fullanit në birucë i dërgon rroba  

Erik Fullani, djali i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i cili “revoltoi” opinionin publik me jetën luksoze të një 20-vjecari që nuk ka punuar asnjë ditë, i është gjendur pranë babait të tij të ndodhur në birucë. Eriku është filmuar nga mediat, teksa shkon me makinë Skoda ngjyrë vishnje në ambjentet e drejtorisë së Policisë për t’i sjellë guvernatorit Fullani rroba të tjera.