"Eksportet shqiptare, tha ai, rezultojne të rritura në 7%, por kjo mbetet e pamjaftueshme. Ndërsa importet kanë shënuar tkurrje, në katër muaj e parë të vitit, tha ai, duke nënvizuarse se inflacioni parashikohet të mbetet i qëndrueshëm për periudhën në vazhdim ndonëse nën trysninë e presioneve iflacioniste të importura. "Kreditimi i sektorit privat në muajin maj arriti në nivelin 9.1%, ndërsa kërkesa e biznesit është në rënie, si pasojë e mosshfrytëzimit të plotë të kapaciteve prodhuese dhe për pasigurinë e kërkesës në të ardhmen."- theksoi Fullani.
Banka e Shqipërisë njoftoi se norma bazë e interesit të lekut do të vijojë të mbetet në nivelin e pandryshuar në 4.25 përqind.
(gk/shqiptarja.com)