Fullani te Leskaj njihet me
auditin e KLSH:Miliona abuzime

TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka takuar sot në selinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreun e tij Bujar Leskaj. Burime të rezervuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit thanë për "A1 Report" se në qendër të takimit ka qenë pikërisht rezultati i auditit të përfunduar në Bankën e Shqipërisë, audit i cili përfshin disa vite, si dhe periudhën e vjedhjes së Bankës nga Ardian Bitraj.

Ky raport pritet të bëhet publik në mes të shtatorit nga KLSH, teksa i njëjti burim për "A1 Report" tha se shkeljet e konstatuara janë në kufijtë e skandaleve, pasi jo vetëm janë të shumta, por kanë shkaktuar për buxhetin e shtetit miliona dollarë dëm ekonomik.

Në një takim jashtë vëmendjes së medias me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por të zbuluar rastësisht nga gazetarët, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i është larguar me shpejtësi interesit të tyre për të marrë përgjigje mbi skandalin e vjedhjes së Thesarit të Shtetit. Madje për të shmangur çdo kontakt me gazetarët, ka “përdorur” truprojën e tij, i cili në pamjet e fokusuara nga kamerat duket teksa pengon gazetarët t’i drejtojnë mikrofonin guvernatorit Fullani.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve