Selena Gomez dhe Taylor Swift kanë qenë dy nga mikeshat më të mira të botës së showbiz-it, por mesa duket edhe kjo miqësi i ka përket së shkuarës.

Pas rikthimit të këngëtares  dhe aktores Selena Gomez me idhullin e adoleshentëve Justin Bieber, Swift ka vendosur të mos jetë më mike e Gomez. Ajo e ka cilësuar një rikthim të tillë si të “neveritshëm”.

Edhe më parë dy mikeshat kanë patur mosmarrëveshje për shkak të lidhjes së Gomez me Ed Sheeran, i cili është mik i ngushtë i këngëtares së muzikës kantri Taylor Swift.

Sipas saj Selena ishte lidhur me Sheeran vetëm për të bërë xheloz Bieber. Mbetet për tu parë si do të evolojnë  ngjarjet midis  tashmë dy ish-mikeshave.

taylor swift

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)