Dy nga figurat më të njohura hebraike kanë parashikuar se lufta mes dy vendeve do ta bëjë Tokën të pabanueshme.
Orakulli Elijah ben Shlomo Zalman paralajmëroi hebrenjtë që të nisnin të përgatiteshin për fundin e botës kur Rusia të përvetësoi Krimenë pak pas vdekjes së tij në 1797.
Profetësia u zbulua kur Vladimir Putin aneksoi rajonin e Ukrainës pavarësisht kundërshtisë ndërkombëtare.
Pas kësaj parashikohet që Rusia do të shkojë në luftë me Turqinë.
Ndërsa Yisroel Israel ben Eliezer parashikoi që Rusia në fund do të bëjë aleancë me Myslimanët para betejës finale.
Moska ka aleat myslimanët Shiite, pasi mbështet presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.
Pas konfliktit të nisur nga rrëzimi i avionit, Rusia ka kërcënuar se mund të përdorë armë nukleare kundër rivalit historik, Turqisë, gjë e cila mund të sillte fundin e botës nga një e shtypur e butonit.
Redaksia Online
(f.shqiptarja.com)
