Grupi i PS është mbledhur para nisjes së seancës plenare, ku sot pritet të miratohet drafti i PS për reformën territoriale, që shkrin 15 bashki në të gjithë vendin. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, por mungoi ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Pritet të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë dy deputetët socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Të dy, në mbledhjen e kaluar të grupit shprehën votën kundër draftit, por pritet të shihet nëse kartonin e kuq do ta ngrenë edhe në seancë plenare. Për tu miratuar drafti i Territoriales, PS i duhen 84 vota. Vota e kundër e dy deputetëve socialistë do ta vinte në rrezik miratimin e reformës.
Lajmi kryesor:
LIVE TV ‘Territorialja’ sot në Kuvend/ PS në kërkim të 84 votave, mbledh grupin! Opozita: Ndal shpopullimit, Rama ‘ekzekuton’ 15 bashki








