Lajmi është dhënë nga “Journal du Dimanche”, e cila shkruan se dje është zyrtarizuar ndarja e tyre me një njoftim të vetë presidentit francez.
Lidhje e tyre duket se nuk i ka duruar skandalet e ditëve të fundit, tradhtinë e Hollande me aktoren, Julie Gayet, e cila sipas revistës “Closer” zgjaste prej dy vjetësh.
Kjo tradhti e Hollande nuk u pranua asnjëherë përpara mediave dhe gjithmonë është kundërshtuar nga presidenti francez.

Në faqen zyrtare të “Journal du Dimanche” thuhej se ka qenë Hollande, ai që ka përshpejtuar dhënien e lajmin, për shkak të impenjimeve të Valerie, e cila ditën e diel do të niset në Indi për një mision humanitar.
Lajmi i ndarjes është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme përmes një konferencë për shtyp.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
