Misioni i dështuar për gjetjen e nëndetëses ‘Titan’, pesë personat në bord vdiqën! Shtëpia e Bardhë shpreh ngushëllime

 

Zbulimi i disa mbetjeve të nëndetëses ‘Titan’ rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, i dha fund kërkimit shumëkombësh pesë-ditor, i cili përfshiu më shumë se 20 mijë km katrorë të oqeanit.

Tashmë nuk ka më shpresa, nëndetësja ‘Titan’ shpërtheu për shkak të presionit dhe 5 personat që ndodheshin në bordin e saj vdiqën.

Mbi ngjarjen tragjike, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë një deklaratë për pesë burrat e vrarë në bordin e nëndetëses Titan.

“Zemrat tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në Titan”, thuhet në një deklaratë”.

“Ata kanë kaluar një sprovë të rëndë gjatë ditëve të fundit dhe ne po i mbajmë në mendimet dhe lutjet tona.”

Ai gjithashtu falënderoi ata që janë përfshirë në kërkimin e gjerë shumëkombësh për nën.

 


Lajmi kryesor:

Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun


M.T/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes

Ekzekutimi i Faton Hajrizit/ 'Incident i rëndomtë kriminal', Nexhmedin Spahiu: Serbia po e shfrytëzon për mllef ndaj Kosovës! U shkel territorialiteti i Bosnjes