Fundi i një epoke, Diego Simeone largohet nga Atletico Madrid

Fundi i një epoke, Diego Simeone largohet nga Atletico Madrid

Diego Simeone

Mund të jetë fundi i epokës më të lavdishme në historinë e tyre dhe sigurisht më e mira në historinë moderne të Atletico Madrid. Sipas El Chiringuito, Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë pas 11 vitesh në postin e trajnerit.

Paco Garcia ka raportuar se "El Cholo" e ka informuar tashmë Atletico Madridin për t'u larguar në verë, një vit përpara përfundimit të kontratës së tij.

Lajmi kryesor që vjen nga Atletico Madrid së fundmi është se Joao Felix do largohet nga klubi në një huazim gjashtë mujor, në këtë rast te Chelsea. Megjithatë, një nga kushtet ishte që portugezi të pranonte të vazhdonte kontratën e tij.

Duke pasur parasysh mungesën e marrëdhënieve midis Felix dhe Simeone, kuptohet që lojtari heziton të angazhohet për të ardhmen e tij, kjo derisa ai zbuloi qëllimet e Simeones për t'u larguar verën e 2023. Në këtë mënyrë edhe Felix do rinovojë deri në 2027 me Atletico Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës