Covid-19/ Kina njofton datën e pezullimit të karantinës për udhëtarët që vinë në vend

Covid-19/ Kina njofton datën e pezullimit të karantinës për udhëtarët që vinë në vend

foto ilustruese

Kina ka njoftuar se karantinimi i detyruar do të jetë për udhëtarët që mbërrijnë në vend deri më datë 8 janar. Pas kësaj datë, karantinimi nuk do ekzistojë më, kjo pasi Kina e braktisi politikën e saj zero Covid.

Që nga marsi i vitit 2020, të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Kinë duhet t’i nënshtrohen karantinës së centralizuar të detyrueshme, por kohëzgjatja e kohës është zvogëluar në mënyrë progresive, nga tre javë fillimisht në vetëm pesë ditë aktualisht.

Ndërkohë, në Kinë ka shpërthyer sërish virusi dhe është rritur numri i rasteve pozitive me covid-19. Sipas mediave të huaja, është shumë e vështirë të përcaktosh një numër të saktë të personave të infektuar me Covid-19, kjo pasi Kina ka zbehur së tepërmi kontrollet, madje edhe pikat e kontrollit. Sipas raportimeve të mediave të huaja si BBC news apo CNN, numri i personave të infektuar është shumë herë më i lartë nga numri që deklaron Kina, madje edhe rastet e vdekjes.

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit, kjo sipas vlerësimit të brendshëm nga raportimet e Kinës. Kjo shifër përbën afërsisht 18% të 1.4 miliardë njerëzve të Kinës dhe do të përfaqësonte shpërthimin më të madh të Covid-19 deri më sot në nivel global. Zyrtarisht, Kina ka raportuar vetëm tetë vdekje nga Covid këtë muaj – një shifër jashtëzakonisht e ulët duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit dhe normat relativisht të ulëta të përforcimit të vaksinave tek të moshuarit.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?