Me fundin e sezonit të rregullt është mësuar edhe renditja e Superligës dhe skuadrat që do shkojnë në 'Final 4'. Vllaznia pas 36 javëve e mbylli renditjen në vendin e parë, teksa shkodranët do të përfitojnë 10 milionë lekë të rinj shpërblim nga FSHF-ja.

AF Elbasani si skuadra e vendit të dytë do të përfitojë 7 milionë lekë të rinj, Egnatia si e treta do të përfitojë 5 milionë lekë të rinj, ndërsa Dinamo si vendi i katërt do të përfitojë 2 milionë lekë të rinj.

Këto janë vetëm disa nga shpërblimet, pasi skuadra fituese e 'Final 4', rrjedhimisht ajo që do të fitojë trofeun, do të përfitojë edhe 10 milionë lekë të tjerë shpërblim.


Lajmi kryesor:

Mbyllet sezoni i rregullt i Superligës, Bylisi rrëzohet në Kategorinë e Parë! Teuta do të garojë në play-out, skema dhe ndeshjet e 'Final 4'