Fundjavë e pasur aktivitetesh në
kryeqytet,muzikë dhe gara hipizmi

Fundjavë e pasur aktivitetesh në<br />kryeqytet,muzikë dhe gara hipizmi
Rikthim i bujshëm aktivitetesh në kryeqytet nën kujdesin e APR – Bashkia Tiranë.
 
Pas vitesh, Tirana ofron një sërë mënyrash për të kaluar një fundjavë ndryshe nën tingujt e muzikës si dhe duke ofruar mundësinë për të ndjekur nga afër garën e radhës së hipizmit.
 
Të shtunë dhe të dielë “Firstëave” sjell në parkun e Liqenit muzikën e saj për të gjithë të apasionuarit pas kësaj rryme, por më parë në tek Amfiteatri, po të shtunën organizohet për herë të parë “International Albania Brass Festival”, duke synuar të sjellë ringjalljen e traditës të instrumentave të tunxhit, të cilat në historinë muzikore shqiptare njihen si instrumenti i parë që i ka paraprirë interpretimeve të instrumentave të tjera.
 
Me një traditë të shkëlqyer karakterizuar nga instrumentistë solistë dhe formacione të vogla, muzika e veglave të tunxhit do të sjellë për disa ditë radhazi në skena dhe ambjente artistike, interpretime të grupeve dhe solistëve, artistë nga Shqipëria si dhe të ftuar.
 
Nata finale e festivalit organizohet në Amfiteatrin e Parkut te Liqenit, ku do të sjellë momente të shkëlqyera, si dhe profesionistë nga banda muzikore e “Big Band”, pjesë e disa projekteve të muzikës jazz dhe më gjerë, që kanë në formacion instrumentistë të talentuar dhe me përvojë, që intepretojnë repertorë të zhanereve si sëing, funky, blues, latin etj; si dhe muzikë shqiptare të riaranzhuar. 13 kampionë hipizmi në garë për vendin e parë Rikthehet këtë të dielë gara atraktive e hipizmit.
 
Njësoj si në garën e suksesshme të 17 prillit, interesimi i qytetarëve të kryeqytetit pritet të jetë i madh për shkak të veçantisë që ofron ky sport. Edhe këtë herë për organizimin e këtij aktiviteti Tirana Equestrian Day - Jump Shoë Tirana II, është kujdesur Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe Spitali Amerikan.
 
Tashmë është gjithçka gati, vetëm e vetëm për të sjellë një pasdite të bukur këtë fundjavë, për fëmijët dhe për të rriturit.
 
Publiku dhe dashamirësit e hipizmit ftohen të jenë të pranishëm në fushën para Stadiumit "Selman Stërmasi", në 22 maj ora 17.00, ku do të jetë radha e kampionëve ndërkombëtarë, pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, si për shembull gjermani Hilmar Meyer, David Macpherson nga Britania e Madhe, Marcell Muller dhe Alexa Stais nga Gjermania, Boban Plocka nga Maqedonia, si dhe kampionë të tjerë nga Bullgaria dhe Shqipëria, për të treguar klasin dhe veçantinë e këtij sporti. Në total janë 13 garuesit kampionë. Garat sigurisht është e hapur për publikun, pa pagesë dhe nën kujdesin e Bashkisë Tiranë.

bashkia tirane

bashkia tirane

bashkia tirane

bashkia tirane

bashkia tirane
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë