Sot në orën 18:00 zhvillohet ndeshja e shumëpritur në Itali, por jo vetëm mes Milanit dhe Juventusit. Juve ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Milani në të nëntin, por renditja nuk ka aspak rëndësi në një ndeshje të tillë. Montela kërkon me cdo kusht një rezultat pozitiv, pasi starti nuk ka qenë ai që pritej pas merkatos së verës.

Ndërsa Juventusi është më i qetë, aq më pak që në fushë ka lojtarë si Higuain, Dybala apo Pjanic, që në momente të vështirë kanë dhënë gjithmonë zgjidhje për bardhezinjtë.

Por sot nuk luhet vetëm në Itali, pasi Premier League rezervon një tjetër ndeshje të fortë mes Manchester United dhe Tottenham Hotspur. Në Spanjë Barcelona ka një përballje interesante me Bilbaon në një situatë jo të qetë politike, pasi Katalonja shpalli pavarësinë duke ngritur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e katalanasve në La Liga. 

dy.b/shqiptarja.com