Nesër gjithçka është mbyllur në të gjithë vendin. Kjo do të jetë fundjava e fundit ku nuk do të ketë asnjë lëvizje dhe asgjë hapur, teksa të gjithë qytetarët do të qëndrojnë 40 orë brenda. Karantina e gjatë nisi sot në orën 13:00 për të vijuar neser dhe deri të hënën në mëngjes në 05:00. Ndërkohë që nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30, autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Po ashtu farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije, po ashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura. Masa lehtësuese, do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra, për të cilat qeveria ka paralajmëruar ndryshime të kodit penal dhe rrugor.
Gjithashtu java që vjen pritet që të jetë e mbushur me zhvillime, pasi do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobilieri të vogla, hidraulikë, elektricistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të licencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.
Fundi i majit, është parashikimi i bërë nga Task Forca, ku jeta mund t'i kthehet në vija të përgjithshme jetës normale, ku parashikohet të hapet pjesa më e madhe e bizneseve, por me rregulla të mirëpërcaktuar. Për do të hartohet edhe një rregullore me standardet bazë për këtë biznese që do të hapen në javët e mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
Vendimi per izolin eshte teresisht i drejte sepse ata jane njerez dhe me pak aktiviter fizik pra,lehtesisht te prekeshem nga armiku i padukeshem,po keshtu me kodin zgjedhor egzistues deputetet jane figura partiake dhe si te tille ata nuk kane besueshmeri ne popull por vetem jane shushunja te tij dhe vetem do te urehen nga sovrani;ndryshoni kodin zgjedhor,beni zgjedhje jo me lista zgjedhore por me kandidate me emra dhe ky eshte kyci i arte!
PërgjigjuMendoj qe nuk eshte e drejte per momentin kjo zgjidhje.Me mire te rrime edhe ca kohe ne izolim, se sa neser ne trishtim. Njerezit sic ndenjen do vazhdonin te rrinin.
PërgjigjuPer pensionistet e vetmuar te parashihet nje fashe orari e veçante dy oreshe vetem per ata.
Përgjigju