TIRANË- Hapësira e gjelbër te Kodrat e Liqenit ka qenë zgjedhja e shumë fëmijëve, të rinj, të rejave , gjyshërve dhe prindërve të cilët kanë populluar ‘mushkrinë e Tiranës’ për të kaluar këtë fundjavë.

“Po kënaqemi një cik , por me vështirësi . Dolëm si familje me gocën. Goca u kënaq, por ne jo dhe aq sepse gjendja ekonomike nuk është aq e mirë.”

“Ne jemi një familje. Po ia kalojmë shumë mire, sot ditë pushimi. Sot vendosëm të dalim pak nga qyteti”

“Këtu, tek liqeni ka shumë ajër të pastër sesa brenda në qytetet”, tregojnë qytetarët.

 Ndërsa këtu jemi në hapësirën plot jetë, në hapësirën e dedikuar fëmijëve ku zona është plot me fëmijë të cilët po kënaqen e argëtohen pafund.

“Mirë shumë po kalojmë dhe koha është shumë e bukur me diell. Djali është një vit e gjysmë dhe po argëtohet shumë”

“Shumë ambient i bukur , është i këndshëm dhe mbledh dhe shumë fëmijë.”

“Këto janë aktivitetet që bëjmë gjatë ditës apo ndoshta dhe ndonjë sport tjetër.”

“Lojën do e fitoj unë. Do të doja ta fitonte vajza, por për momentin fitoj  unë. Në një të ardhme do bëhet shumë e mirë”

“ Kemi ardhur nga Kosova. Këtu gjithçka është perfekt, tepër bukur.”

“Fenomenale , fantastike”, tregojnë të tjerë qytetarë.

Koha e bukur iu ka dhënë mundësinë që të zhvillojnë aktivitete të shumta arkëtuese e sportive në mes të bukurisë që ofron natyra në park.