TIRANE - Policia e Tiranës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ndërmarrë gjatë fundjavës një aksion ku ka vënë në pranga 9 persona të cilët po drejtonin automjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Në prangat e policisë kanë rënë Taulan Aliu, Arbio Cuka, Erenik Cakraj, Vincenso Dedaj, Tonin Kola, Jorildo Shehu, Selma Kozarja dhe Drita Kola. Sipas policisë, këta persona u arrestuan për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi".

Aksioni zhvillua në orët e vona të natës dhe në mëngjes herët, për drejtuesit e mjeteve të cilët përdorin pije alkoolike. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)