Fundjava zbraz rrugët e Tiranës/ Deti i pisët dhe buxheti i ulët i zhvendos qytetarët në pishina (VIDEO)

Fundjava ka zbrazur rrugët e kryeqytetit. Qytetarët për të kaluar ditët e nxehta të verës zgjedhin bregdetin, por edhe pishinat për t'u argëtuar dhe për të përballuar temperaturat e larta”.

Kështu i ka gjetur fundjava rrugët e kryeqytetit, me shumë pak njerëz dhe me shumë pak lëvizje.

Ndërkohë që dhe një pjesë e mirë e qytetarëve duket se kanë zgjedhur pishinat si destinacion për të kaluar fundjaven. Të pyetur nga Report Tv, disa prej tyre janë shprehur se pishinat janë një zgjidhje më e mirë dhe për shkak të buxhetit, por edhe prej pastërtisë.

 “Se i kam më afër edhe kushtojnë më pak"

Shumë rrallë shkojë në plazh, më pëlqejnë më shumë pishinat. Pse nuk e preferoni plazhin? Sepse jo gjithmonë e gjen të pastër, ka dhe kto problemet e veta"

Po si të thuash, ndjehem më i sigurt, sepse ujrat e plazhit këto vite kanë qenë pak  si më shumë të pista"

Ishim në plazh, por në plazh kishte shumë trafik, edhe u detyruam të vinim këtu"

Sepse janë shumë të bukura edhe kënaqem shumë, edhe me shoqet vërtet kalojmë një kohë shumë të bukur”- u shprehën disa nga qytetarët

Jugu i Shqipërisë mbetet një nga zgjedhjet e preferuara të qytetarëve, e jo vetëm nga të rinjtë. Ashtu si dhe vitet e kaluara, qytetarët zgjedhin jugun për të kaluar fundjavat, por edhe për pushimet verore.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton