Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat dhe oraret e sfidave të ardhshme të kategorisë superiore.
Java e 17-të është vendosur të luhet në një ditë të vetme, të dielën, me ndeshjet të ndara në dy orare.
Kështu, sfida që do të përcaktojë kreun në vazhdim, Kukësi-Skënderbeu, do të luhet në orën 14:00 si dhe do të transmetohet pa pagesë nga RTSH.
Një tjetër ndeshje që do të luhet po në këtë orar është edhe takimi mes Flamurtarit dhe Laçit.
Ndeshjet e tjera Partizani - Korabi, Tirana - Luftëtari dhe Teuta - Vllaznia do të vazhdojnë në orën 17:00. Renditja e tabelës kryesohet nga dyshja Kukësi-Skënderbeu e cila në fundjavë luan përballë njëra-tjetrës, me nga 32 pikë për kokë.

(Ndeshjet e javës së 17-të)
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com