Fundoset anija me emigrantë në Greqi

Fundoset anija me emigrantë në Greqi

Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën sot pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos, njoftuan rojat bregdetare. Të paktën 12 persona u gjetën në bordin e kësaj anijeje. Dy fëmijë vdiqën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më pas.

”Mbi 200 emigrantë  kanë vdekur që nga fillimi i vitit në detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për emigrantët. Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 000 nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja