Fundoset anija me emigrantë në Itali, 41 viktima

Fundoset anija me emigrantë në Itali, 41 viktima

41 emigrantë kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pasi një anije, e cila u nis nga Tunizia u fundos teksa lundronte në kanalin e Siçilisë, Itali.

Sipas mediave italiane, varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, ku vetëm 4 persona arritën të shpëtonin, 3 burra dhe 1 grua. Ata u shpëtuan nga autoritetet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportuan në Lampedusa, raportojnë mediat e huaja.

Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve, pas rreth 6 orësh lundrim, anija u fundos për shkak të një dallge të madhe, ndërsa të gjithë emigrantët përfunduan në det. Vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi, por edhe ata u mbytën.

Gjithashtu edhe më 6 gusht si pasojë e përmbytjes së një gomoneje me emigrantë në brigjet e ishullit Italian, Lampedusa ku trafiku i emigrantëve është intensiv në Mesdheun Qendror, u gjetën trupat e pajetë të dy personave, përkatësisht të një gruaje dhe të një fëmije.

Sipas të dhënave të IOM-it, që nga viti 2014 në det janë mbytur mbi 14 mijë persona gjatë përpjekjes për të kaluar nga Libia dhe Tunizia për në Itali.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?