Nëntë egjiptianët e akuzuar si fajtorë të tragjedisë së mbytjes së anijes në brigjet greke, dolën në gjykatë ku u deklaruan të pafajshëm.
Nëntë të dyshuarit - të gjithë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç - akuzohen për formim të një organizate kriminale, vrasje nga pakujdesia kontrabandë me njerëz.
Një avokat i njërit prej të arrestuarve tha se klienti i tij ishte një pasagjer, jo një kontrabandist.
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut thotë se deri në 500 persona janë ende të zhdukur ndërsa janë arritur të rekuperohen trupat e pajetë të 79 personave, dhe 104 të tjerë janë shpëtuar.
Anija u fundos rreth 80 kilometra në jug-perëndim të Pylos, ndërkohë që autoritetet e rojës bregdetare thanë se ekuipazhi i saj kishte refuzuar ndihmën e ofruar nga ta.
Të dyshuarit do të kthehen në gjykatë ditën e martë, kur do të vendoset nëse do të qëndrojnë në burg deri në fillimin e gjykimit.
Ndërkohë, autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 14 persona në lidhje me trafikimin e dyshuar të disa emigrantëve që u mbytën.
Kryeministri i vendit shpalli të hënën ditë zie kombëtare për ata që humbën jetën në tragjedi dhe urdhëroi një "hetim të nivelit të lartë" për incidentin.
“E siguroj kombin se ata që gjenden të braktisur në detyrën e tyre do të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar kryeministri Sharif.
Kërkimi për të mbijetuarit do të vazhdojë edhe këtë të hënë, por shpresave për të mbijetuar po i vjen fundi.
Sipas mediave greke një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar kapitenin duke folur për 747 persona, nga të cilët 560 ishin pakistanezë. Në tragjedinë e Kallamatës 78 persona janë gjetur të vdekur dhe 104 të tjerë janë shpëtuar.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
48.1%
-
Jo
46.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 2703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48