Fundviti në Ballkan parashikohet me
stuhi dëbore e temperatura të ulëta

Fundviti në Ballkan parashikohet me<br />stuhi dëbore e temperatura të ulëta
Shërbimet meteorologjike në rajon paralajmërojnë se gjatë fundjavës do të ketë stuhi të fuqishme me dëborë, që do të përfshijnë të gjithë Gadishullin Ballkanik. Deri më tani e gjithë Kosova është e mbuluar nga dëbora dhe mediat e vendit raportojnë se në Gjakovë dëbora ka arritur deri në 25 centimetra lartësi dhe rrugët janë bërë të vështira për t’u kaluar. 

Në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi shërbimet meteorologjike paralajmërojnë se ulja e temperaturave është vetëm fillimi i stuhisë me dëborë që do të përfshijnë rajonin gjatë fundjavës dhe ditëve të fundit të vitit. Mediat në Bosnje-Hercegovinë njoftojnë se reshje intensive të dëborës do të përfshijnë kryesisht zonat malore ku pritet që shtresa e dëborës të arrijë 20 deri në 30 centimetra. 

moti i keq ne bote

Mediat kroate paralajmërojnë se temperaturat e ulëta janë vetëm fillimi i asaj çfarë pritet të ndodhë, pasi në disa pjesë të vendit pritet dëborë deri në gjysmë metri. Reshje të fuqishme të dëborës pritet të formojnë një shtresë të trashë dëborë dhe do të shoqërohet me erëra të fuqishme. 

moti i keq ne bote

Edhe Maqedonia e vendet e tjera të rajonit do të përfshihet nga moti shumë i ftohtë në fundjavë dhe sipas meteorologëve pritet që kjo situatë të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme.

moti i keq ne bote

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë!', rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit

'Pata dobësi, më çuan urgjent në Tiranë!', rrëfimi i gruas në Lezhë dhe apeli i mjekes: Mos neglizhoni kontrollet për kancerin e gjirit