Në nderim të së ndjerës Margaret Thatcher, e njohur ndryshe si Zonja e Hekurt janë hapur dy libra ngushëllimi, një në qytetin e saj të lindjes në Grantham ndërsa tjetri në Finchley në pjesën veriore të Londrës ku ajo kaloi 33 vitet e fundit të jetës së saj.
Gjithashtu homazhe të shumta po bëhen dhe jashtë në nder të baroneshës Thatcher, ku janë hapur libra ngushëllimi në ambasadat britanike në Washington, Tokio dhe shumë shtete tjera të huaja.
Funerali i baroneshës Margaret Thatcer do te zhvillohet të mërkurën më 17 prill me të gjitha nderimet ushtarake në katedralen “Saint Paul”, pas një shërbese në Westminster.
Thatcher nuk do të ketë një funeral shtetëror, i rezervuar vetëm për monarket, por një të ngjashëm si të Lady Dianës dhe Nënës Mbretereshë. Të pranishëm në ceremoninë e lamtumires do të jenë edhe Mbreteresha Elisabete dhe Duka i Edinburgut.
Lady Thatcher, gruaja e parë kryeministre e Britanisë, udhëhoqi qeverinë konservatore nga viti 1979 deri në 1990 dhe fitoi tre mandate rresht në zgjedhje.
Ndërkohë Flamuri në Downing Street numër 10 ku ka selinë dhe kryeministri britanik është ulur në gjysmështizë, ndërsa Parlamenti mban sot një seancë speciale për nder të ish-kryeministres Thatcher.
Homazhe janë bërë edhe nga pasardhësit e saj në Downing Street, si Sir John Major, Tony Blair dhe Gordon Brown, që vlerësuan forcën e karakterit të saj dhe qëllimet politike.
Margaret Thatcher ka udhëhequr konservatorët dhe ka qenë kryeministre nga viti 1979 deri më 1990.
Ajo ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, në Londër si pasojë e trombozës.

(Në foto pamje nga homazhet e baroneshës Thatcher)
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com