Funksionimi i gjykatave në veri
temë bosht e takimit Thaçi–Daçiç

Funksionimi i gjykatave në veri<br />temë bosht e takimit Thaçi–Daçiç
Funksionimi i gjykatave në veri dhe konstituimi i komunave serbe sipas Marrëveshjes së 19 Prillit, pritet të jenë temat boshte të takimit të radhës në nivel të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë më 27 janar në Bruksel.

Nga takimi i fundit, palët u ndanë pa marrëveshje rreth funksionimit të sistemit të drejtësisë në veri, ngase dallimet janë mjaftë thelbësore.

Beogradi insiston që në veri të ketë një Gjykatë Themelore e cila do të mbulonte komunat Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

Komuna këto të banuara me shumicë serbe. Kurse Prishtina, kërkon që kjo gjykatë të mbulojë edhe tri komuna tjera në jug, atë të Mitrovicës Jugore, Vushtrrisë dhe Skenderajt, që përbëhen nga shumica shqiptare, në mënyrë që të ketë një balancë etnike.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku ka thënë se nuk mund të ketë një sistem të ndarë të drejtësisë për katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe dhe se ky sistem do të jetë unik.

Ndërkohë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka prezantuar planin që komunat serbe të kenë sistem të ndarë të gjyqësorit në veri, duke iu referuar takimit të radhës në Bruksel ka përmendur edhe çështjen e konstituimit të Asociacionit të Komunave Serbe, organ ky që del si produkt e Marrëveshjes së 19 prillit.

Sipas tij, Serbia mbetet e interesuar që në Bruksel të diskutohet edhe çështja e pasurisë së Kosovës, si edhe ajo e pronës së Kishës Ortodokse Serbe.

Sidoqoftë, dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në shumë pika nuk ka përmbushur afatet e përcaktuara me Marrëveshje dhe Planin e Zbatimit.

Nga aspekti i sigurisë dhe drejtësisë, strukturat paralele serbe në veri, të krijuara nga Beogradi tashmë sipas planit të zbatimit, do të duhej të transferoheshin në organet e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Këto tema kryesisht po riciklohen në kuadër të takimeve qoftë në nivelin politik apo edhe në kuadër të takimeve të grupeve teknike të dyja shteteve.

Marrë nga "Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar