Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar edhe këtë të enjte aksionin për prishjen e ndërtesave pa leje në Vlorë.
Objekti i radhës ishte ai në fshatin Risili. Sipas informacioneve objekt funksiononte si depo uji.
Vetëm dy ditë më parë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, prishën dy ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme mbi kanalin e ujërave të larta në qytetin bregdetar.
Komente










