FUSHE-KRUJE- Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi ndërsa një fuoristradë u përplas me një trajler në vendin e quajtur ‘ura e Gjolës’.
Përplasja ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të fuoristradës, 21 vjecarit Ervin Xhixha, ndërsa dy personat e tjerë, pasagjerë të këtij automjeti kanë mbetur të plagosur. Mesohet se dy personat që mbetën të plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak. Ndërkaq policia ka shoqëruar drejtuesin e trajnerit, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
/Shqiptarja.com