Autoritetet kineze kanë arrestuar një ish ndihmës të  presidentit Hu Jintao. Ai është në hetim për korrupsion pasi është  dëbuar nga Partia Komuniste. Qeveria e bëri të ditur lajmin ditën e  hënë.

Sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të organizatës  disiplinore  të  partisë: Ling Jihua 58 vjeç i cili ka punuar për ish-presidentin Hu Jintao, është akuzuar për pranimin e ryshfeteve të mëdha, duke  vjedhur  sekrete  partiake  dhe  shtetërore, si dhe shfrytëzonte postin për përfitim të raportit seksual.

Nga viti 2007 deri në vitin 2012, Ling ishte drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë nën presidentin  Hu Jintao, një pozicion krahasuar shpesh me shefin e stafit së Shtëpisë së Bardhë, duke e bërë atë një politikan jashtëzakonisht të fuqishëm në sistemin politik të një partie e cila dominon Kinën.

Redaksia Online
(e.k/Shqiptarja.com)