Për të gjetur një zgjidhje që shmang konkurencën e pandershme në këtë sektor, drejtuesit e furgonëve të licensuar për trasport udhëtarësh kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, të cilit i kanë kërkuar që të influencojë për të gjetur një zgjidhje.
Pasi është njohur me pretendimet e drejtuesve të transportit publik, kreu i Bashkisë Frrokaj ka bërë të ditur se me përfundimin e planit që rregullon njëherë e mirë linjat e transportit publik do të nisë të marrë zgjidhje kjo problematikë.
Konkurenca e pandershme është konsideruar edhe më heret si një shqetësim serioz nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik, por ka munguar gjetja e zgjidhjes së tij.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)