TIRANE-Kryetari i Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja ka lajmëruar se protestat e furgonave do të vazhdojnë dhe ditën e enjte do të zhvendosen në Parlament.
Kalaja ka theksuar se ajo çka protestuesit dhe sindikata kërkojnë, është një tryezë bisedimi mes tyre dhe Kryeministrit Rama e Ministrit të Transporteve Haxhinasto.Sipas Kalajës në seancën e ardhshme plenare parlamenti duhet të bisedojë për legjislaturën për transportin.
“Protesta vjen si rezultat i kokëfortësisë për te mos zhvilluar nje tryeze bisedimi. Ne jemi taksa paguesit me te rregullt në vend. Shumica e tyre janë në borxhe në bankat e shtetit. Ne kemi kerkuar nga kryeministri që të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë një kompromis në zbatim të ligjit. Por ministria e transporteve dhe kryeministri kanë heshtur. Ne kërkojmë dialogun dhe tavolinën e bisedimeve”- u shpreh Kalaja.
Gjithashtu Kreu i Sindikatave të Pavarura, dënoi aktet e dhunës sipas tij, të Forcave Speciale dhe atyre të policisë në protestën e së premtes së shkuar, e cila nisi në rrugën e Elbasanit. Kalaja deklaroi se sindikata i ka bërë apel dhe sindikatave botërore dhe asaj evropiane.
“Dhuna e përdorur nga forcat speciale dhe policia ka qenë kundraligjore, dhunë e cila ka dhunuar të drejtata e njeriut. Në lidhje me këtë kemi vënë në dijeni ambasaden amerikane, komisionerin Fyle, Konfederatën Evropiane dhe Botërore të Sindikalistëve për shkeljen e të drejtave të njeriut. Dua te informoj median dhe opinion publik se institucionet ndërkombëtare kanë dërguar mbështetjen e tyre.”-pohoi Kalaja.
Sipas kryesindikalistit protestat nuk janë një lëvizje politike por një protestë e 20.000 mijë njerëzve që kërkojnë të punojnë dhe të jetojnë.
"Disa media e kanë instrumentalizuar protestën tonë duke e konsideruar si protestë politike. Ne kemi kërkuar takim me deputetët e PS, LSI dhe opozitës dhe me të gjithë parlamentarët. Të takohen me zjgedhesit e tyre. Ne nuk kemi kerkuar në asnjë çast rënien e qeverisë. Ne kërkojmë që njerëzit të mbajnë vendet e punë që kanë që të mund të jetojnë.”- tha Kryesindikalisti.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com