Furgoni përplaset me “Benz-in”
humb jetën 1 person, 3 të plagosu

Furgoni përplaset me “Benz-in”<br />humb jetën 1 person, 3 të plagosu
MEMALIAJ- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Një furgon mallrash me targa TR 09 07 I, është përlasur me një automjet tip “Benz” me targa AA 567 ET. Aksidenti ka ndoodhur rreth orës 17:00 në aktin rrugor Memaliaj-Krahës, në Mogila.
 
Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë, si dhe janë dhe dy pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip “Benz”. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastës.

Njëri prej të plagosurve Kadri Rrapaj, nga Delvina, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. I plagosur rëndë është edhe djali i tij, Erjoni 23 vjeç, i cili ndodhet në reanimacion. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, sipas policisë aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i fugonit, i cili udhëtonte drejt Tiranës.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!