Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se pas disa ditësh punë intensive në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, është normalizuar situata e furnizimit me energji elektrike në mbarë vendin.
Sipas informacionit më të fundit nga dispeceritë në rrethe, vetëm 0.05% e abonentëve kanë mbetur pa energji, ose rreth 500 konsumatorë në mbarë vendin.
Grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Po sot rreth orës 05.00, të mëngjesit është vendosur në punë në n/stacionin e Orikumit, transformatori i ri pas djegies që pësoi transformatori ekzistues në datën 17 gusht.
N/stacioni i Orikumit tashmë furnizohet normalisht me energji elektrike duke mbuluar me energji bazën ushtarake të Pashalimanit.
/Shqiptarja.com