ISHP thirrje qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme, bëni pazar për 1 javë

ISHP thirrje qytetarëve: Shmangni daljet e panevojshme, bëni pazar për 1 javë

Prej tre ditësh vendi ka njohur një rritje të numrit të rasteve të reja, si dhe po testohen masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri tani dhe pritet të lehtësohen edhe më shumë më 18 maj me hapjen e bareve dhe restorante. Për këtë Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes për të mbrojtur vetën dhe familjarët në mënyrë që vendi të mos jetë i detyruar të kalojë një valë të dytë infeksioni dhe të rikthehet sërish pas me hapjen graduale që është bërë deri në këto momente.

"Parandaloni përhapjen e COVID-19. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale. Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19", shkruan ISHP në facebook.

ISHP gjithashtu këshillon qytetarët që të shmangen sa më shumë daljen e panevojshme dhe nëse kanë mundësi të bëjnë furnizimet e pazareve për një javë në mënyrë që të shmangen kontaktet dhe grumbullimet në markete e tregje, ndërsa distancimi fizik prej të paktën 1 metër duhet të jetë gjithmonë i pranishëm.

Këshillat e ISHP për qytetarët

Qëndroni të sigurt nëse duhet të dilni nga shtëpia për qëllime thelbësore sikurse janë vajtja në pazar apo farmaci:

Nëse është e mundur kufizoni daljen dhe provoni mundësitë online

Vizitoni sa më pak vende të jetë e mundur

Merrni furnizime për të paktë një javë

Mbani të paktë 1 metër distancë nga të tjerët

Lani duart para dhe pas

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën