Këta që shihni në foto janë Alban Kopaçi, 32 vjeç, Elvi Meta, 26 vjeç dhe Igli Canaj, 33 vjeç. Të tre u arrestuan në flagrancë për trafik kokaine.

Janë Forcat Operacionale, të koordinuar prej Antidrogës së Tiranës në një operacion për arrestimin e tyre në një parking lokali në zonën e Unazës së Madhe, pranë Lundrës.

Në makinën tip “Escalade”, e cila drejtohej nga Kopaçi dhe me pasagjerë Metën dhe Canajn, u gjet më shumë se 1 kg kokainë e mbështjellë me një qese të verdhë dhe me mbishkrimin “KLM”, e cila dyshohet se do të shitej në grupe të tjera kriminale për t’u shitur me doza.

Përveç drogës, nga kontrolli në banesën e Alban Kopaçit, Antidroga gjeti edhe 1 pistoletë, 1 armë gjahu dhe shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë të ardhura nga shitja e kokainës.

Konkretisht u gjetën 121 mijë euro, 6 milionë lekë, 5 mijë paund, total prej 188,700 euro, përfshirë edhe sende të tjera të kundërligjshme.

Alban Kopaçi rezulton i dënuar më herët për po të njëjtën vepër penale të trafikimit të drogës, ndërsa konsiderohet kreu i grupit kriminal.

3 të arrestuarve u janë sekuestruar 5 aparate celularë, ndërsa nga hetimi pritet të zbardhen detaje më të plota të personave të tjerë të përfshirë apo vendit ku ata siguronin kokainën për ta shitur.

1769336489_poltr.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Furnizonin me kokainë disa grupe, Report TV siguron fotot e Igli Canajt, Elvi Metës e Alban Kopaçit! Të arrestuarit u kapën me lëndën narkotike e vlera marramendëse parash

Pas publikimit të emrave, Report TV ka siguruar fotot e tre të arrestuarve në Tiranë për furnizimin me kokainë të grupeve kriminale.

1769339773_852147.jpg

Majtas Igli Canaj, 33 vjeç. Në mes, Elvi Meta, 26 vjeç. Në të djathtë 32-vjeçari Alban Kopaçi, kreu i grupit. 

Kopaçi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Në banesën e tij u gjetën sasitë e parave.

Në automjetin e ndaluar nga policia afër rrethrrotullimit të TEG-ut, u sekuestruan 1 kg e 7 g kokainë, 121 mijë euro, 6 milionë lekë, automjeti, armë dhe 5 celularë.