TIRANE- Plagosja e kreut të komunës Rrethinë, Kleves Muja në qeli shkakton furtunë tek drejtuesit e burgut të Lezhës. Ministria e Drejtësisë urdhëron pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës , Valentin Miri si të gjithë ekipit të sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse.
"Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në burgun e Lezhës ku një i dënuar u sulmua nga një tjetër, Ministri i Drejtësisë z.Eduard Halimi ka urdhëruar menjëherë hetimin e ngjarjes së rëndë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve. Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar sot pezullimin nga detyra të Drejtorit të Burgut të Lezhës , Valentin Miri si dhe pezullimin nga detyra të gjithë ekipit të sigurisë së burgut duke filluar nga shefi i policisë Besim Rama si dhe punonjësit e shërbimit Pjerin Marku, Artur Mera, Bujar Kasmi, deri në përfundim të hetimit nga strukturat përkatëse”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ministria e Drejtësisë.
/Shqiptarja.com