‘Furtuna’ në Universitetin e Elbasanit! 6 pedagogë të arrestuar, profesoresha e 'Letërsisë pë fëmijë' ende në kërkim! Akuzohen se kaluan në provime 31 vjeçaren për të marrë rryshfet

Elbasan- Aty ku formohen mësuesit e së ardhmes, nota kaluese jepej kundrejt rryshfetit, 150 deri në 200 euro për provim. Këtë e provuan hetimet e Prokurorisë së Elbasanit e cila urdheroi arrestimin e 7 pedagogë, 6 gra e një burrë, që morën eurot për të kaluar një studente në provimet e vjeshtës.

Pas një hetimi 3-mujor prokuroria nxori urdhër-arrestet te premten, 1 nëntor 2024, duke çuar pas hekurave gjashtë prej tyre ndërsa e shtata është shpallur në kërkim. Të gjithë janë pedagogë të fakultetit të Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, i cili tashmë gjenden në vështirësi për të vijuar leksionet.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit “Teza” u arrestuan në flagrancë Monika Hodaj, pedagoge e lëndës ‘Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme’, Beatriçe Gani e lëndës ‘Të mësuarit nëpërmjet lojës’, Florinda Tarusha, e Filozofisë së edukimit, Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës Edukimi motorrik, Ornela Bilali, pedagoge e ‘Artit dhe krijimtarise’ dhe Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës ‘Puna me familjen dhe komunitetin’.

Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës "Letërsi për fëmijë". Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës "Letërsi për fëmijë"

Gjatë kontrollit në fakultet u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes 31-vjecare si dhe u përgjuan pedagoget në biseda me sekserin. Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes" informoi sot policia e Elbasanit.

Operacioni u kodua "Teza" dhe u nxit nga denoncimi në një emision investigativ. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Të 7 pedagogët janë të pezulluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Hetimet mësohet se kanë nisur gjatë sezonit të vjeshtës, pasi studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit përkundër notës kaluese.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar 
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç,  Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani,  58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
 7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja