FUSHË KRUJË – Një aksident me pasojë 6 persona të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Thumanë në autostradën Fushë Krujë – Milot. Në aksident u  përfshirë tre mjete: një “Fuoriostradë” me targa AA 829 EF; një furgon me pasagjerë me targa TR 4474 M dhe një kamion me targa Dr 42 73 F.
 
Si rezultat i përplasjes, gjashtë persona u plagosën dhe u shpërndanë: dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Mamurrasit, dy në spitalin ushtarak dhe dy në atë të Laçit. Shkak i përplasjes ka qënë lagështira në rrugë dhe shpejtësia nga ana e Fuoristradës.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)