Fushë-Krujë, plumba banesës së
një 56-vjeçari, autori i paidentifikua

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës të një 56-vjeçari në Fushë-Krujë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Konkretisht, është dëmtuar porta e jashtme e oborrit të banesës private të 56-vjeçarit B.B., në lagjen ”Magaze”,  nga ngjarja e ndodhur gjatë orëve të para ditës së sotme (rreth mesnatës).

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, gëzhoja model 56 kalibër 7.62 mm, një bërthamë metalike predhe fisheku dhe një këmishë predhe.

Specialistët për Krimet vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq, materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale: ”Kanosja”,“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Redaskia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë