Fusha e dëmtuar, “Loro Boriçi” 
mbyll dyert deri në muajin Nënto

Fusha e dëmtuar, “Loro Boriçi” <br />mbyll dyert deri në muajin Nënto
Vetëm dy ndeshje, kaq arriti të luante në stadiumin e rikonstrukuar “Loro Boriçi” skuadra e Vllaznisë. Skuadra veriore do të rikthehet sërish në “Reshit Rusi” ku për rreth një muaj do të luajë të gjitha ndeshjet si pritëse, pasi tapeti i gjelbër i stadiumit do të rikonstruktohet për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi gjatë dy muajve të fundit.

Gjatë javëve të fundit, gjendja e terrenit në “Loro Boriçi” u rëndua shumë dhe firma që punoi me mbjelljen e barit gjatë rikonstruksionit, do të ndërhyjë sërish me disa modifikime për ta rikthyer katërkëndëshin në gjendje sa më optimale.

Në këtë mënyrë, pas ndeshjeve me Kukësin dhe Famurtarin, Vllaznia është e detyruar të rikthehet në “Reshit Rusi” ku priti gjithë ndeshjet e sezonit të shkuar. Stadiumi “Loro Boriçi” do të rihapë dyert në datën 12 Nëntor për ndeshjen eliminatore Shqipëri-Izrael dhe vetëm pas kësaj date, skuadra shkodrane mund të rikthehet të luajë aty.

Sipas parashikimeve, Vllaznia do të presë Partizanin në datën 19 nëntor për ndeshjen e vlefshme të Javës së 11 të Kategorisë Superiore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat