Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga kantieri i punimeve për fushën e futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës.
Krahas fotove të postuara, kreu i qeverisë thekson se punimet po ecin me ritme të mira.
Ndër të tjera nënvizon se ky është një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar.
“Kantieri i punimeve për fushën e re të futbollit pranë shkollës sportive “Benardina Qerraxhia” po ecën me ritme të mira. Një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Komente









